E Hënë, 2 Nëntor 2026

Asambleja e FSHF-së, Topçiu: “Final Four” i suksesshëm, do vazhdohet me këtë formulë

Po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së. Gjatë fjalës së tij, Drejtori Administrativ, Aldi Topçiu tregoi analizën e bërë në bashkëpunim me Uefa-n dhe rezultatet e dala prej saj.

“Final Four” është konsideruar i suksesshëm dhe do të jetë pjesë e formulës edhe për vazhdimësinë.

Ndonëse mungon akoma zyrtarizimi, duket se edhe sezonin e ri do të përdoret skema aktuale në kampionatin Abissnet Superiore, ku pas përfundimit të sezonit të rregullt do të luhet “Final 4” për të vendosur skuadrën kampione të Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›