Asambleja e MEDREG, Erjola Sadushi kryetare e grupit të punës së konsumatorit

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Komisionerja e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), Erjola Sadushi, u zgjodh kryetare e grupit të punës së konsumatorit, në Shoqatën e Rregullatorëve të Energjisë në Mesdhe (MEDREG).
Sadushi do të drejtojë punën e këtij grupi të rëndësishëm për dy vitet e ardhshme.
Sekretari i përgjithshëm i ERE, Elton Rradheshi, u zgjodh lider i taskforcës për bashkëpunimin të MEDREG me platformën e Unionit për Mesdheut (UfM).
Gjatë takimit të 38-të të Asamblesë së Përgjithshme, që u mbajt në Bruksel, nga anëtarët e MEDREG u zgjodh presidenca e re e shoqatës si dhe kryetarët dhe nënkryetarët e grupeve të punës dhe taskforcave.
Presidenti i ri i MEDREG u zgjodh Branislav Prelević, kryetar i rregullatorit të Malit të Zi, i cili do të udhëheqë shoqatën gjatë mandatit 2025-2026.
1 nga 3/j.p/r.e/