E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e OKB-se Topi Berisha e Haxhinasto ne Nju Jork

TIRANE- Drejtuesit me te larte te shtetit shqiptar do te jene pjese e punimeve te sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara qe nis punimet sot ne Nju Jork. Presidenti i Republikes Bamir Topi do te niset sot drejt SHBA-se ndersa zyra e shtypit prane kryeministrise konfirmoi pranine e kreut te qeverise Sali Berisha i cili eshte nisur diten e djeshme drejt Nju Njorkut.

Ne njoftimin zyrtar thuhet se gjate vizites kryeministri Berisha do te zhvilloje takime me homologe te tij personalitete boterore si dhe me drejtues te sipermarrjeve te medha amerikane. Nje takim te vecante Kryeministri Berisha pritet te zhvilloje edhe me delegacionin e Kosoves ndersa do te marre pjese ne takime te ndryshme si ne takimin per Objektivat Zhvillimore te Mijevjecarit si dhe ne samitin e Lidereve te Ballkanit.

Drejt Nju Jorkut eshte nisur dhe shefi i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›