E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS, raport për ish të burgosurit

Nga mbledhjet e meparshme te Asamblese

Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjithshme Kombëtare, ndërsa punimet e saj po zhvillohen me dyer të mbyllura.

Pika më e rëndësishme e rendit të ditës është edhe përcaktimi i strategjisë për muajt në vazhdim deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2013.

Ndërsa ish të burgosurit politik janë në ditën e 28-të të grevës, në Asamblenë e PS-së grupi i punës për ish të përndjekurit politik në këtë forcë politike ka paraqitur një raporti, i cili pritet të miratohet në fundi të mbledhjes.

Nëpërmjet këtij raporti, PS kërkon zbatimin e ligjit të vitit 2007 për ish të përndjekurit, si dhe njësimin e  letrave me vlerë në vlerën e  tyre nominale. Po ashtu PS këkron që tu jepet strehim ish të përndjekurve të pastrehë. Pensione dhe shërbime falas për kategori të caktuara parashikohen gjithashtu në këtë raport të Partisë Socialiste.

Një tjetë pike e rëndësishme e rendit të ditës së Asamblesë do të jetë edhe Forumi i Gruas Socialiste, forum i cili do të zgjedh nesër kryetaren e re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›