Aselborn, vlersime për rolin e Ramës në krye të opozitës
TIRANE- Gjatë axhendës së Ministri i jashtëm i Luksneburgut, Zhan Aselborn në Shqipëri është përfshirë edhe një takim me Kryetarin e Partisë Socialiste. Aselborn takoi sot pasdite në Tiranë kreun e Bashkise Edi Rama njëkohësisht kryetar i partisë më të madhe në opozitë. Ai ka vlerësuar përpjekjet e Ramës për ndryshimin e Tiranës dhe rolin e tij në krye të opozitës.
Gjatë takimit u diskutua mbi çështje të ndryshme por argumenti kryesor kishte të bënte me procesin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, reformat kushtetuese, çështjet e kartave të identitetit, çështjet e arsimit, zhvillimet në Kosovë etj.
Menjëherë pas takimit, Rama tha për gazetarët se ky ishte një rast i mirë që do të ndihmojë vendin drejt rrugës për tu mbështetur inkurajuar dhe për tu integruar sa më parë drejt Europës.
(e.n/News24/ Balkanweb )