E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Asfaltimi i rrugëve rurale, Bulqizë, shtrohet rruga e Bllacës

Një tjetër rrugë rurale po asfaltohet në Bashkinë e Bulqizës. Bëhet fjalë për rrugën e fshatit Bllacë në Shupenzë ku ndodhet edhe një objekt fetar bektashi.

Rruga me gjatësi 3.6 kilometër që nis nga rruga e asfaltuar në fshatin Kovashicë për banorët e zonës është një ogur i mirë e sidomos për transportin e prodhimeve bujqësore drejt qendrave urbane.

Nga ana tjetër banorët shpresojnë që këto investime do të ndikojnë direkt për zhvillimin e zonës dhe rikthimin e atyre banorëve që janë larguar për të investuar në vendlindjen e tyre.

Vlera e investimit është rreth 34.4 milion lekë të rinj dhe punimet pritet të mbyllen brenda një afati kohor prej 1 muaj ditë kalendarike.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›