E Enjte, 5 Nëntor 2026

Asgjësohet ferma kanabisit në Shkodër, një në pranga dhe një në kërkim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër kanë kultivuar 116 fidanë kanabis.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 44-vjeçarin, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Bima narkotike është gjetur pas kontrolleve të bluve në Malësi të Madhe.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia e shtetit po vijon ndërkohë aksionet, sidomos në Shkodër, Krujë dhe Lezhë, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›