E Enjte, 5 Nëntor 2026

Asgjësohet kanabis në Krujë; bimët narkotike ishin mbjellë në zonat pyjore

855 rrënjë kanabis u asgjësuan nga policia e Krujës, pas një kontrolli të imtësishëm në zonë.

Dronët zbuluan se në zonën pyjore të malit të Brretit, ishin krijuar 5 ambiente të hapura ku kultivohej cannabis sativa.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›