E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashley Benson: Mirupafshim Los Angelos

Ylli i “Pretty Little Liars “, aktorja amerikane me famë botërore, Ashley Benson, mësohet se së fundmi ka postuar disa foto në Instagram.

Aktorja duket se ka vendosur të bëjë një periudhë pause nga karriera e saj artistike për t`ja kushtuar vetes. Fillimisht ajo e nisi këtë përkushtrim ndaj vetes me një fundjavë të mrekullueshme pushimesh në bregdet.

Edhe pse destinacioni i saj nuk është bërë ende i ditur me disa foto të postuara në Instagram, Ashley ka arritur të  lërë pa fjalë të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj.

Në njërën nga fotot ajo shfaqet duke parë pamjen e detit të qetë dhe lë përshtypjen se ndihet e qetë duke medituar. Në foton tjetër, aktorja është shfaqur në një mënyrë mahnitëse, ku ngjyra e syve të saj është e njëjtë me atë të detit.

Po ashtu  krahas Instagramit , ajo ka postuar në Twitter, një tjetër foto në të cilën mbante në dorë passaportën e saj amerikane dhe mbi të kishte bërë një mbishkrim ku thuhej “Mirupafshim Los Angelos.”

Edhe pse Ashley nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me afatin e pushimeve të saj dhe me pauzën nga karriera, mendohet se aktorja do të marrë  gjithë kohën e nevojshme, për të rimarrë forcat për të vazhduar të jetë pjesë e ekraneve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›