E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton Bisedimet te nisin brenda vitit

Kreu i Diplomacise se BE-se jep piketat e dialogut Prishtine-Beograd

Ka shume fusha te cilat kane nevoje per marreveshje te ndersjella dhe nje aplikim te standardeve europiane te perbashketa theksoi midis te tjerave shefja e larte per politiken e jashtme dhe sigurine te BE-se Catherine Ashton ne nje interviste te shkurter te botuar sot ne gazeten e perditshme serbe Politika duke komentuar fillimin se afermi te dialogut te pritshem mes Beogradit dhe Prishtines. Pasi vuri ne dukje rendesine e takimeve te saj me udheheqesit e Serbise dhe te Kosoves ne Nju Jork per bisedimet e ardhshme dypaleshe te drejtperdrejta znj. Ashton nenvizoi se ky do te jete nje dialog per te ardhmen e integrimeve europiane dhe jo per te kaluaren. Sa i perket pyetjes se gazetes se lartpermendur serbe se pasi ministrat e Jashtem te 27 shteteve te BE-se pershendeten suksesin e fundit diplomatik te BE-se me sakte rezoluten e perbashket BE-Serbi per Kosoven qe u miratua ne OKB duke vleresuar me kete rast gatishmerine e Serbise per kompromis dhe nese fillimi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtines do ta shpejtoje rrugen e Serbise drejt eurointegrimit te saj shefja e diplomacise se BE-se iu pergjigj duke theksuar Dialogu qe do te filloje se afermi eshte nje rast i vertete. Mbi te gjitha eshte nje mundesi qe te kapercehen pengesat ne rrugen drejt BE-se. Dialogu ka mbeshtetjen e Beogradit Prishtines e te BE-se dhe mund te sherbeje si nje nxitje e madhe per bashkepunimin rajonal ne Ballkan. Dialogu ka potencial qe te coje drejt nje bashkepunimi te vertete dhe funksional qe eshte thellesisht i rendesishem per te ardhmen europiane te rajonit. Kurse lidhur me ate se ndersa qendrimi i shteteve te BE-se ne nje fare menyre u perputh me rastin e hartimit dhe te miratimit ne OKB te rezolutes per Kosoven Beogradi dhe Prishtina po hyjne ne bisedime me qendrimet krejtesisht te kunderta per statusin e Kosoves dhe nese BE-ja mund te ndihmoje per kapercimin e kesaj pengese znj. Ashton tha se ne jemi te ndergjegjshem per sfidat qe kemi perballe. BE-ja ka qene dhe vazhdon te jete e angazhuar prej nje kohe te gjate e me konsekuence ne Ballkan keshtu qe nuk i nenvlereson veshtiresite. Por tani ka ardhur koha per te kaluar ne nje nivel te ri. Duhet te shohin drejt se ardhmes. Shpresoj se mund te mbeshtetem te vullneti i mire dhe gatishmeria e Beogradit dhe e Prishtines per te biseduar se bashku. Nuk ka asnje dyshim se kjo eshte ne interes te qytetareve te te dyja vendeve. Shpresoj gjithashtu se udheheqjet e tyre mund te tregojne pjekuri dhe vizion sikurse e bene kete kohet e fundit ne Nju Jork. Bisedimet duhet te fillojne jo me vone se deri ne fund te ketij viti por ne ende nuk e dime se per cfare do te bisedojne te dyja palet. Si do te mund te ndikoje BE-ja te permbajtja e te rrjedha e bisedimeve dhe a jane Beogradi dhe Prishtina krejt te lire sa u perket zgjedhjes se temave per te cilat duan te bisedojne ishte pyetja e fundit e Politikes se ciles funksionarja e larte e BE-se iu pergjigj duke vene ne dukje Qellimi i dialogut eshte promovimi i bashkepunimit realizimi i progresit ne rrugen drejt Europes dhe permiresimi i jetes se qytetareve. Ai mbeshtetet te ceshtjet qe jane perfshire nga axhenda europiane dhe per te cilat duhet te bisedojne Beogradi dhe Prishtina. Ka shume fusha te cilat kerkojne bashkepunim dhe vendosjen e marredhenieve te punes. Pres qe ky proces te zhvillohet hap pas hapi dhe te dyja palet te parashtrojne ne te ceshtje specifike si dhe se ato do ti trajtojne keto ceshtje ne nje menyre per te cilen do te bien dakord paraprakisht.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›