Ashton Dialogu kontribut per paqen

Perfaqesuesja e larte e BE-se per politike te jashtme dhe siguri Catherine Ashton ka pershendetur deklaraten e presidentit te Serbise Boris Tadic per paraqitjen e tekstit te ri te rezolutes per Kosoven nga ana e Serbise.
Ashton ka thene se dialogu i cili pritet te nise menjehere pas votimit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se do te ishte nje kontribut per paqen dhe stabilitetin ne rajonin e Ballkanit. Ajo po ashtu ka nenvizuar rendesine e integrimeve evropiane per tere rajonin e Ballkanit dhe perspektiven evropiane te Serbise.
Zyrtaret ne BE kane thene se pranimi i Serbise qe rezoluten ta paraqese ne bashkepunim me Unionin shenon nje kthese dhe siguron qe kjo rezolute te kete mbeshtetjen e shumices se vendeve anetare ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.