E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton: Do vazhdojmë promovimin e vlerave të BE në botë

Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, është shprehur shume e impresionuar për Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2012, i cili iu akordua BE-së.
 

“Jam e lumtur për lajmin se Bashkimi Evropian ka marrë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2012, si mirënjohje për punën e tij për pajtimin, demokracinë, nxitjen e të drejtave të njeriut dhe zgjerimin e zonës së paqes dhe stabilitetit në mbarë kontinentin”u shpreh Ashton.
 

Më tej Ashton ka theksuar se në vendet e Bashkimit Evropian, armiqtë historikë janë bërë partnerë dhe miq të ngushtë, ndërsa ka garantuar se ajo do të vazhdoj të punojë pa u lodhur për ta çuar përpara këtë proces.
 

“Jam krenare që jam pjesë e vazhdimit të kësaj pune. Krijimi i Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian na ka mundësuar zhvillimin e një përqasjeje gjithëpërfshirëse për t`i promovuar më mirë vlerat thelbësore të Evropës nëpër botë”tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›