Ashton Ende heret per trsquou gezuar

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka deklaruar se është ende herët për t’u gëzuar nga arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Nuk duhet gëzuar para kohe. Historia ende nuk ka mbaruar. Të dy shtetet janë ende në udhëkryq, por dy burra të guximshëm kanë zgjedhur rrugën e paqes”, ka thënë Ashton në një shkrim autorial për gazetën ruse ”Komersant”. Baronesha ka theksuar se tani detyra e dy kryeministrave është të ndihmojnë dhjetëra mijëra serbë që jetojnë në veri të Kosovës. ”Tani Serbia dhe Kosova synojnë BE-në. Me marrëveshjen e javës së shkuar ka Nuk duhet gëzuar para kohe. Historia ende nuk ka mbaruar. Të dy shtetet janë ende në udhëkryq, por dy burra guximtarë kanë zgjedhur rrugën e paqes
Catherine Ashton
Shefe e Politikës së Jashtme të BE filluar proçesi që do t’ua mundësojë realizimin e qëllimit”, ka thënë Ashton. Marrëveshja e arritur më herët gjatë muajit nuk do të thotë që Serbia njeh pavarësinë e Kosovës, por me anë të saj pranon që qeveria e Prishtinës ka autoritet ligjor në të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun, banorët e të cilit refuzojnë të njohin qeverinë. Janë rreth 50 mijë serbë që jetojnë në të paktën një të pestën e territorit të Kosovës, ku herë pas herë ka patur episode dhune sporadike që prej përfundimit të luftës në vitin 1999. Teksti i marrëveshjes i jep serbëve të Kosovës përfaqësuesit e vet të policisë dhe drejtësisë, por të përfshirë në sistemin kosovar. Po ashtu bëhet e qartë se disa detaje ende nuk janë finalizuar. Këtu përfshihet çështja e diskutimeve për energjinë dhe rrjetin telefonik. "Kam dëgjuar këto ditë fjalën 'historike' dhe ndoshta kështu është duke parë se si ka qenë e kaluara e këtyre dy vendeve", tha Ashton në një intervistë të pak ditëve më parë për BBC.