Ashton: Procesi zgjedhor duhet të përfundojë!

“Ne jemi të shqetësuar, pasi të dyja partitë duhet të kenë bashkëpunim dhe për këtë arsye nevojitet një dialog.
Procesi elektoral duhet të përfundojë sa më shpejtë, pasi siç e dimë, qeveria shqiptare të bashkëpunojë me opozitën dhe të vazhdojë përpara”.
Ky ka qënë apeli i lëshuar prej përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhënë pas takimit të Ministrave të Jashtëm.
Në këtë konferencë, në fokus u soll dhe dialogu Prishtinë-Beograd, në të cilën sipas saj mbetet në dorë të dy palëve. Pas bisedave me kryeministrin Hashim Thaci dhe Presidentin Tadic, Ashton u shpreh se të dy palët i ka inkurajuar për bisedimet.