E Diel, 1 Nëntor 2026

Asim Zeneli, mes natyrës dhe traditës, fshati gjallërohet nga rikthimi i emigrantëve

Fshati Asim Zeneli, pjesë e njësisë administrative Antigone në bashkinë Gjirokastër, këtë verë po përjeton një gjallëri të dukshme. Jo vetëm emigrantët që kthehen çdo vit në vendlindje për pushime, por edhe turistë të shumtë vendas e të huaj, po e vizitojnë gjithnjë e më tepër këtë zonë me vlera të veçanta natyrore dhe kulturore. 

“A mos ta prek emigrantët? Unë kam një djalë e tre vajza. Vajzat i kam të treja këtu në Gjirokastër. Djalin e kam në Zvicër. Erdhi si vjet? Erdhi në një 15 ditë. Vajti dhe një javë në plazh. Do vij prap 5 shtatori, ka merak për mua se më ka vetë.” 

“Në datën 8 kishim festën e fshatit edhe kishte një pjesëmarrje të paarë. Kishte djem të rinj që kanë ikur 10 vjet më parë. I takova atje unë dhe nja dy nuk i njoha.” 

Banorët e fshatit, edhe pse në pjesën më të madhe janë të moshuar, vazhdojnë të jenë aktivë dhe të përkushtuar ndaj punëve të stinës. Ata merren me bujqësi, blegtori dhe kujdesin për tokat duke ruajtur me fanatizëm traditat e trashëguara ndër vite. 

“Kemi baçe këtu ne edhe me zonjën bashkë. Çfarë keni mbjellë? Ke mbjellë domate, speca, patëllxhanë, nga të gjitha llojet. Sa vjeçe je nëna? 86. Vazhdon, punon akoma. Po ja ngrihem në mëngjes në orën 5:30 se vjen dhe ujë, se vuajmë pak për ujë. Është me orar. Merr mendonjë punë, kam nja 15 copë bletë këtej.” 

Kjo ndërthurje mes rikthimit të emigrantëve, interesit të turistëve dhe përkushtimit të banorëve vendas po i jep fshatit Asim Zeneli një frymë të re zhvillimi.

Vizitorët gjejnë këtu jo vetëm natyrë të bukur dhe qetësi, por edhe mikpritjen karakteristike të zonës.

Kjo e bën fshatin një destinacion gjithnjë e më tërheqës për këdo që kërkon të njohë jetën autentike rurale shqiptare. 

Gazetare: B. Pëllumbi 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›