E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë akuzëpër mjekët eMichael Jackson

LOS ANGELES- Shtatë doktorë që trajtuan Michael Jacksonin në vitet para vdekjes së tij nuk do të përballen me akuza kriminale.

Lajmin e kanë bërë të ditur hetuesit e çështjes. Gjithsesi, një prej tyre është dërguar tek bordi mjekësor i shtetit të Kalifornisë, për faktin se ka dhënë receta duke ndryshuar emrin e ilaçeve.

Mjeku personal i Jackson, doktori Conrad Murray nuk ishte mes atyre që u morën në pyetje nga hetuesit. Ai akuzohet se i ka dhënë këngëtarit një mbidozë vdekjeprurëse qetësuesi.

Michael Jackson, legjenda e muzikes Pop, ndërroi jetë një muaj para se të mbushte 51 vjet, në shtëpinë e tij në Los Angeles, nga një atak kardiak. Jeta e tij, sa e famshme aq edhe e përfolur, mori fund më 25 qershor të vitit 2009, por la pas shumë hije dyshimi për shkaqet nga të cilat vdiq.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›