E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë i mbijetuar pas aksidentit në Nigeri

Autoriteti i Aviacionit Civil të Nigerisë ka bërë të ditur se nuk ka asnjë të mbijetuar në bordin e aeroplanit, që është rrëzuar në qytetin Lagos.

Shkaku i aksidentit të së dielës mbetet ende i panjohur. Sipas disa raporteve, aeroplani i kompanisë Dana Air, i cili udhëtonte nga kryeqyteti Abuja për në Lagor, me rreth 150 persona në bord, ka fluturuar ulët para se të përplasej në lagjen e populluar Iju.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave ka shfaqur drojën se mund të ketë viktima të tjera në tokë.

Presidenti i Nigerisë, Goodluck Johnatan, ka shpallur tre ditë zie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›