E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë interes për koncesionin Thumanë-Rrogozhinë

Ard Kola

Transportet anulojnë tenderin. Prej 10 vitesh projekti u shit 4 herë nga qeveritë

Projekti - Firma që merr me koncesion projektin do të duhet ta ndërtojë vetë autostradën, si dhe ta mirëmbajë, kundrejt tarifës 3 euro për mjet

plepaNdërtimi i rrugës me anë të formës koncesion, të Thumanë-Rrogozhinë, konsideruar si boshti i qendrës do të vijojë të mbetet thjesht projekt në letër. Për të disatën herë, Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike i dështon tenderi, ku i fundit daton më 25 prill, për shkak se nuk u paraqit asnjë ofertë në prokurimin e hapur.

Konkretisht bëhet fjalë për Për dhënien me koncesion të projektimit, financimit, menaxhimit, operimit dhe mirëmbajtjes së autostradës Fushë KrujëUra e Gjolës-Tiranë-Rrogozhinë-Konjat, me vlerë investimi disa qindra milionë euro.

Në tetor 2012, Ministria e Transporteve i kishte dhënë bonus 9.1 pikë shoqërisë kroate Konstruktor-Inzenjering d.d, si e vetmja e interesuar në vitet e fundit, e vetofruar për ta ndërtuar, sipas projektit të përbashkët me qeverinë shqiptare.

Nga njoftimi i ministrisë mësohet se më datë 25 prill, kur ishte parashikuar tenderi për dhënien me koncesion, mësohet zyrtarisht se, nuk është ngarkuar në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike asnjë ofertë. Si rezultat, kjo procedurë konkurruese anulohet.

Rezultati konsiderohet surprizë në kushtet kur në tender duhet të ishte të paktën një ofertë, pra kroatët, por as kjo shoqëri nuk paraqiti dosjen për të marrë me koncesion projektin. Një kompani serioze kroate, ka bërë gati të gjithë dokumentacionin dhe kërkon të marrë me koncesion këtë rrugë, deklaroi Berisha në prill 2008.

Për shkak të mungesës së informacionit zyrtar nga institucionet kompetente të ndërtimit të rrugëve, të dhënat e rrugës Thumanë-Rrogozhinë rezultojnë kontradiktore, si për gjatësinë e projektit, ashtu edhe për vlerën e investimit. Kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimit të shpeshtë të projektit koncesionar të rrugës, megjithatë, gjatësia e projektit vërtitet rreth 70 km, kurse si vlerë investimi përllogaritet në rreth 300 milionë euro.

Tenderi për dhënien me koncesion të autostradës është shtyrë disa herë, ndërsa në maj të vitit 2009, ministria ishte shumë pranë realizimit të procedurave.

Ndofta për shkak të krizës apo të blofeve të kompanive për të rritur pikët në bursa se gjoja po angazhohen në projekte qindra milionë euro, mund të ketë sjellë zvarritjen e radhës për një ndër veprat të konsideruara prioritet i tri qeverive.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2003, qeveria e Fatos Nanos hapi procedurat për ta dhënë me koncesion këtë rrugë për llogari të kompanive Riviera J.V.Ltd & Sh.a. DNS S.A, por e shfuqizoi vendimin disa muaj më vonë. Në dhjetor të vitit 2004, Nano hapi procedurën për tia dhënë me koncesion të njëjtën rrugë kompanisë austriake STRABAG, ndërsa në prill është Berisha që hap procedurën me një kompani kroate. Pas katër vjetësh (tetor 2012), merret vendimi final, duke u dhënë kroatëve bonusin dhe nisjen e tenderit, i cili zhvillohet më 25 prill 2013, por dështoi.

A.Kola

Asnjë interes për koncesionin Thumanë-Rrogozhinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›