E Enjte, 5 Nëntor 2026

Asnjë surprizë nga protesta para Bashkisë Tiranë, vijojnë molotovët, tkurret pjesëmarrja

Rithemelimi dhe Partia e Lirisë janë mbledhur sot sërish para Bashkisë së Tiranës, në një protestë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta nisi menjëherë me tensione dhe motovë drejt Bashkisë teksa mes protestuesve shquante Argita Malltezi, Adriana Kalaja, Silva Caka dhe Mehdi Malkaj.

Skenari është i ngjashëm me atë që është parë edhe në protestat e kaluara, fjalime kundër organeve të drejtësisë, tentativë për të hyrë në godinë, heqja e gardhit të çeliktë të policisë e në fund do të largohen për të njoftuar protestën e radhës.

Të shumtë janë protestuesit që kanë veshur bluzën “Lironi liderin e opozitës”, referuar Sali Berishës megjithëse pjesëmarrja këtë të martë është më e ulët se kurrë.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›