E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atdheu amp poeti

Ne peizazhin e letersise shqipe te pas viteve 90 konturohet edhe nje emer me nje personalitet letrar krejt te vecante lirik deri ne qelize kembengules deri ne sakrifikim. Ky eshte Flurans Ilia ose ndryshe Flurka sic e quajme rendom midis nesh ne rrethe letrare me pseudonimin e tij te femijerise fillimeve poetike dhe... te mergimit. Duke qene se eshte i larguar qe nga fillimvitet 90 ne mergimin e tij per Fluransin mund te them se ndoshta ky eshte shkaku i vetem i mospranise se tij fizike dhe deri diku edhe letrare per lexuesin shqiptar

1.

Ne peizazhin e letersise shqipe te pas viteve lsquo90 konturohet edhe nje emer me nje personalitet letrar krejt te vecante lirik deri ne qelize kembengules deri ne sakrifikim. Ky eshte Flurans Ilia ose ndryshe Flurka sic e quajme rendom midis nesh ne rrethe letrare me pseudonimin e tij te femijerise fillimeve poetike dhe... te mergimit. Duke qene se eshte i larguar qe nga fillimvitet lsquo90 ne mergimin e tij per Fluransin mund te them se ndoshta ky eshte shkaku i vetem i mospranise se tij fizike dhe deri diku edhe letrare per lexuesin shqiptar. Ecejakeve te ketij krijuesi neper hapesiren nderkontinentale ne kerkim te atdheut i shkon per shtat ajo thenia e Saint John Perse per Danten Nga marshimet e mergimit ai qeveris nje vetmi me te populluar se cdo toke perandorie. I larguar nga Shqiperia larg ne Montreal prej gati dy dekadash mbresa e mungeses se atdheut ndihet shqimit ne poezine e ketij poeti. Mergimi pervec ekzotikes se shkelqimit te mrekullive qe ka krijuar njerezimi nder shekuj apo vete natyra kur te bie tu biesh kryq e terthor Evropes dhe Amerikes padyshim i rezervon mergimtarit shtegtar edhe ndjesine e nje zbrazetie te cilen ska gje ne bote qe ta mbushe - mungesen e vendlindjes ahtimin dhe paqen e diellit dhe qiellit te kalter qe ben te buzeqeshin malet e ashpra shqiptare dhe lumenjte e rrembyeshem alpine qe gurgullojne neper damaret e tyre.

Tek eseja Lundertare pa atdhe atdhe pa lundertare duke cituar Kavabaden Fluransi thote Me duket se nuk jam une ai qe di te lundroje neper bote por eshte bota ajo qe me ben te lundroj. Dhe shton Qytetet ashtu si detet e mbeshtjellin vepren dhe jeten e shkrimtarit me rrymat e ererave qe ndesh nder to. Dhe sa me shume jam endur gjinjve te tyre aq me e tendosur behej vela qe e shtynte anijen e pavetedijes sime krijuese drejt rruges se vetedijshme ne letersi. Migrimi i tij eshte njefaresoj i dyfishte mergimi ne vend te huaj larg atdheut ose mergimi fizik dhe mergimi ne letersi ose veteprivimi nga dhenia pas endjeve tokesore qe e eglendisin kurmin njerezor aq te djegur per qejfe e zderhallje. Hija e ketij fati prej njeriu kalimtar ne hapesirat ekzotike dhe danteske te mergimit zbret madje deri ne vargjet e poezise se tij. Venecia i perket mengjesit te dites/ Te shtrydhur ne nje filxhan kafehellip/ hellip/ Tek Shen Marku me nje kafe ne duar/ Nje gondola mundet te jete nje poezi/ Por une kalimtar jam ketu/ Per rruge/ Duke merguar. Kalimthi ne Venecia

Sikurse Granit Zela Flurka eshte nga ata te pakte poete te brezit te ri post lsquo90 qe amesimin e atdheut e ndjejne dhe e percjellin ne varg. I pari Zela atdheun e ndjen me keqardhjen e kaosit social ku e kane kredhur njerezit e papergjegjshem ndersa i dyti Flurka atdheun e ndjen si dimension malli ne mungese i shikon hallet e njerezve te tij provon ti qaset por ne fund e kupton pamundesine dhe shprehet ne pasthirrma therese ndaj unit O Kalores Fantazmagorik/ O Lunatik i Vecuar Ckerkon ti ne kete gosti peshkaqenesh/ hellip/ si nje Kostandin per kushedi se ku/ perseri i rimerguar. Levozhga e fjales. Eumlshte vertete e dhimbshme por kjo pasthirrme shpreh pamundesine e intelektualit shqiptar per te ndryshuar realitetin social prezent ne vendin e tij pamundesine per te marre ne dore timonin e asaj lokomotive qe do ta coje atdheun drejt zhvillimit per ta bere me te paqte me te begate me te ndergjegjshem me te jetueshem. Poeti ndjen pezmin theres te te qenit i tepert. Ne nje realitet te tille ai ne fakt eshte i tepert. Poetin e kane perzene nga polisi. Qe ne rini atij Flurkes i mohuan te drejten e studimit mundesine e integrimit ne jete dhe ne artin e tij duke ia diktuar udhet e botes duke e shnderruar njefaresoj ne nje lundertar pa atdhe. Doktrina e shtegtimit odisean eshte po aq e lashte sa vete kultura evropiane. Edhe shqetesimi i te qenit lundertar pa atdhe eshte po aq i lashte. Ne shume nga krijimet e Fluransit e ndjen kete lsquosentiment here si shqetesim nga te panjohurat here si adhurim i mrekullive qe shikon syri ne vende te largeta te rruzullit dhe me shpesh edhe me qarte si mall per atdheun qe e ndjen neper nje kohnaje te dubluar mes se tashmes e te shkuares dhe permes nje tymtaje pluhuri iluzor ne mungese.

2.

Flurans Ilia prezantohet me vetedijen e funksionimit te dyzuar te botes dhe elementeve te botes qe perbejne shpirtin e saj vete ekzistencen. Njera prirje eshte ajo qe deklarohet si modeli i se mires prej mijera vjetesh permes kodeve te institucionalizuara dhe prirja tjeter eshte e kunderta pamja krejt e kundert shijimi e rrjedhes mbrapsht. Poeti kupton thelbin an-atman te botes ku cdo gje eshte e paperkryer cdo gje eshte ne levizje dhe ne perkohshmeri te paqendrueshme. E duke qene i bindur se tashme licentia poetica eshte ne favor te tij provon rrjedhen e kundert te gjerave ate paradoksalen te papajtueshmen me kodin e ligjerimit normal. Ky eshte nje fenomen tipik i ketij autori fenomen te cilin e ndeshim dendur ne poezine e tij.

Kjo lule qendronte/ Ne nje vazo/ E cila mbahej/ Ne tri kembe./ Kercelli i lules/ Leshoi tri dege./ Deget u varen/ Drejt tri kembeve. Kurorezim 1992 Kjo eshte motoja avangardiste e fillimeve poetike te brezit te pas lsquo90-s shmangia nga ligjerimi poetik tradicional madje dhe nga thelbi ideor dhe imazhet tekstore te tradites por poezia e cituar nuk eshte eklektike dhe jashte vemendjes artistike sic mund te mendohet. Jane tete vargje ku ne secilin varg pothuaj behet fjale per treshin dhe secili varg nderkohe perbehet nga tre njesi leksikore. Si ne legjendat shqiptare. Ishin ne Lugjet e Verdha tri Zana te hidhta Ato kishin tri dhi. Por tashme ka trokitur nje epoke qe e shikon me ironi gjithe kete legjendarizem rural dhe fantastik te shekujve te shkuar. Tani tri zanat jane tri lulet. Tri dhite qe ushqenin forcen e zanave jane tri kembet.

Ne disa poezi te tjera Flurka e nis ligjerimin duke ia pershtatur nje stili rrefimor epik sipas modelit homerik. Pasi shishet e shtrenjta te vererave u pine/ U pine te shtrenjtat shishe te vererave pasi/ U grisen fjalite e sterzgjatura/ Kapota e vjeter zhele u be nderkaq. Levozhga e fjales Ky lloj ligjerimi eshte bashkebisedor por per te humbur gjurmet e adresimit vetor eshte zgjedhur diateza jokalimtare kinse uni poetik dhe hipotetikisht vetjet e pranishme jane marre vesh te mos e bejne me dije pjesemarrjen e tyre ne kete sfond disi surrealist dhe hedonist duke i lene deren te hapur edhe vete receptuesit te mendoje se ka qene pikerisht ai aty dhe tashme i mbetet te rindertoje skenen permes tisit te imagjinates apo te kujtimeve.

Po ne te njejten poezi pas disa vargjesh Flurka kalon gradualisht nga trilli poetik i rrefimit epik homerik ne nje persiatje te pakapshme poetike ne imazhe qe njetrajtesojne me shenja dhe identitete diversive tablone surrealiste qe ndertohet spontanisht nga syte e shpirtit me copeza te materies rrethuese. Pas endjes neper imazhe te realiteteve materiale te para dhe perjetuara nga poeti ne udhetimet e tij jane dhe imazhet e realiteteve artistike te perftuara si pervoja leximore etj. te cilat krijojne nje mozaik imazhesh qe provokojne zotesine e kujteses se receptuesit per te risistemuar leksemat ne funksionet semantike fillestare dhe pastaj per ti ripozicionuar ne lidhjen e re artistike ku jane caktuar nga poeti. Sy-/ arratisur nga laquoGuernikaraquo/ shtresojne/ portretet/ tona/ impotente/ materializuar/ mbi parmak./ Copeza yjesh qe ndizen dhe shuhen/ fishekzjarr mbi buzen e mbetur pa gjak. Guernika buis ketu nga historia e saj tragjike e vitit 1937 kur u bombardua nga gjermanet nga piktura kubiste e Pablo Pikasose apo nga te dyja bashke Syte e arratisur nga Guernika mendoj se jane nje rindertim i imazhit te asaj skene tragjike permes nje neokubizmi te ri artistik kesaj radhe ne letersi. Thelbi ngelet tabloja e piktorit te famshem si ngasje dhe joshje drejt nje arti modern elitar. Sidoqofte paradigma e Guernikes ngelet paradigma e artit me zanafille ne dhimbje te thelle njerezore. Epistemologjia e poezise se Flurans Ilias paraqet nje trajtesim stilistik te hershem te derdhur me linja te qarta te buta me pikezime tropesh pothuajse te nje gjuhe ende komunikuese me prirje evokuese te raporteve te sendeve ne pluralitetin e tyre ne nje drite lunatizmi arketip ku uni nuk eshte me sodites i ketij peizazhi te mbingarkuar me qenie dhe imazhe qe gelojne ne hapesire dhe ne kohe duke zbrazur kur e kur nje zemerim pa trajte nje revolte pa adrese dhe sidomos pa lende por eshte pjesemarres dhe perjetues i plotevetedijshem ne sfiden e qenesimit.

Mbi te gjitha ne poezine e Flurkes pahitet gjithandej nje tis i lehte malli per mungesat e pa kompensueshme per pamundesine e nje stabiliteti te qendrueshem ne raportet njeri-materie-kohe-hapesire. Shtepia ime si portokall/ e varur ne ere i ben shenja jetes/ pertej oqeanit/ ku nje zjarr i ndezur/ prej vitesh ka ngelur. Ne South Orange Perkufizimi konceptual i ketij imazhi eshte vendlindja por duke i kundervene sentimentalizmit pohimin e jetes lojen e pulsimeve deri ne stigmatizim Flurka ironizon edhe ndjenjen qe e mundon pra ndjenjen e mallit per vendlindjen duke materializuar arsyen e kesaj dashurie perkthyer ne gjuhen e logjikes ekzistenciale. Dashuri e dikurshme me toohllona/ si askund/ daahshuri e dikurshme e rreshtuar ne radhen/ e kosit hellip/ Per nje kile djathe/ nje pako gjalpe/ nje kile mish/ nga trupi i dikurshem i Dashurise. Levozhga e Fjales Poeti Flurans Ilia qe nga apogjeu i larget ne hapesirat e pa mata te vetmise se tij dhe lirise pertej detesh e oqeanesh koordinatash e meridianesh ajgeton auren e artit te tij diagrama e te cilit skicon qarte permasat e verteta te poetit dhe te atdheut te para vec e vec dhe te marra se bashku ne nje te shkrira ne nje imazh mjegullor pointilist ku gjithsesi ende lexohen si ne pellembe te dores dhimbja malli pezmi dyzimi i personalitetit kriza ekzistenciale dhe mahnitja eternale ekzorcizmi mistik dhe ekzotizmi kozmik duke e pasuruar keshtu varg pas vargu fizionomine e poezise se tij me nje tablo poetike mbreselenese dhe unike ne origjinalitetin e vet. Per here te dyte e perseris fjalen ende ne kete tekst lidhur me pritshmerine e gjuhes poetike te Flurkes ngase duke pare nganjehere prirjen drejt nje vargu hermetik tek ky autor nuk mund te jemi te sigurt nese neser nuk do jete dhe ai nje praktikues i kesaj gjuhe artistike.

Atman hind. - shpirti i botes pronari i gjithckaje. An-atman d.m.th. jo atman

licentia poetica lat. - liria poetike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›