E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat mafioz familjes, shpërthen makina, plagosen 3 persona

Një atentat me eksploziv u shënua pasditen e sotme në Tiranë. Një sasi lëndë plasëse shpërtheu në një mjet tip Benz me targa AA 787 DK, i cili ishte në lëvizje. Për pasojë të shpërthimit, mbeti i plagosur drejtuesi i mjetiti, Petrit Marku, rreth 40 vjeç. Ai udhëtonte në mjet së bashku me një shtetase hungareze dhe një vajzë të mitur, të cilat nuk kanë marrë dëmtime serioze.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Petrit Marku ka marrë dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme për pasojë të shpërthimit. Ai është dërguar menjëherë për në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Hapja e dosjeve të vjetra tregon se Petrit Marku është një person me precedent penalë. Ai është akuzuar në vitin 1999 për vrasjen e një biznesmeni, sikurse është i implikuar edhe për një tjetër vrasje në vitin 2002.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›