E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat me tritol, vdes shënjestra/ Gjirokastër, makina që drejtonte 45-vjeçari shpërtheu në lëvizje

GJIROKASTËR- Beqir Devolli drejtuesi i automjetit, i cili shpërtheu në lëvizje mbrëmjen e të shtunës në Gjirokastër  ka humbur jetën gjatë transportit për trajtim më të specializuar në  Tiranë.

Ndërsa Erigers Mela pasagjeri, i cili mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia dyshon se në automjetin që drejtohej  nga 45-vjeçari banor i Gjirokastrës ishte vendosur lëndë plasëse.

Shpërthimi ndodhi rreth orës  10 të  mbrëmjes përballë drejtorisë vendore të policisë, në lagjen 18 shtatori, ndërsa automjeti po lëvizte.

Policia lokale krijoi menjëherë perimetrin e sigurisë ndërsa rreth orës 3 pas mesnate në vendngjarje shkuan  dhe specialiste nga Tirana për të kryer ekspertizën e nevojshme dhe zbardhjen e dinamikes se ngjarjes.

Megjithëkëtë ende nuk dihen shkaqet e saj dhe as autorët.

Asnjë prej të dy personave që ndodheshin në automjet  mësohet se nuk kanë dosje pranë Policisë së Gjirokastrës ndërsa  grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›