E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat ne Indi ne mesin e viktimave dhe nje italiane

Varanasi 8 dhjetor NOA - Ne mesin e viktimave te atentatit qe goditi qytetin e shenjte te Varanasi ne Indi eshte dhe nje grua italiane.Lajmi u raportua nga agjencia e shtypit PTI por pa dhene detaje te tjera.Sulmi i cili shkaktoi vdekjen e nje femije 2-vjecar eshte ndermarre nga grupi i muxhahedineve indian te cilet bene te ditur se kishin planifikuar kete shperthim ne kujtim te 6 dhjetorit te 18 viteve me pare kur u sulmua xhamia e BabriMasjid ne Ayodhya.

Ministria e Jashtme ka njoftuar se gruaja italiane per momentin ndodhet e shtruar ne spital dhe gjendja e saj nuk ka ngjallur shqetesime.

Ambasada deklaroi se ka aktivizuar te gjitha kanalet e saj informativo-investiguese per te kontrolluar perfshirjen e mundshme te shtetasve te tjere ne kete sulm.

Gruaja eshte aktualisht ne kontakt me ambasaden italiane dhe eshte ndihmuar nga nje staf i besueshem i ambasades.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›