E Hënë, 2 Nëntor 2026

Atentat në Tiranë – Ekzekutohet 27-vjeçari, autorët djegin makinën në Farkë

Një 27-vjeçar është ekzekutuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë e atentatit ka mbetur Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Viktima mësohet se po dilte nga ambientet e një lokali në zonën e Xhamllikut dhe do futej në automjet, në momentin që është qëlluar me breshëri plumbash.

27-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Autorët janë arratisur menjëherë pas atentatit, ndërsa sipas policisë, bëhet me dije se në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar një mjet tip “Audi” duke u djegur.

“Më datë 19.11.2024 rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K.P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›