E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentatet ndaj liderëve/ Fidel Castro dhe Ahmet Zogu në krye, Trump i fundit

Pavarësisht bujës së madhe për tre atentatet e ndodhura brenda dy viteve, Donald Trump mbetet lideri me numrin më të ulët të tentativave për vrasje, krahasuar me figurat historike.

Listën e kryeson Fidel Castro, me mbi 630 komplote të dokumentuara, që përfshinin nga purot me helm deri te guaskat shpërthyese.

I dyti në këtë renditje botërore është Mbreti Ahmet Zogu, i cili mbijetoi në 55 tentativa të dokumentuara.

Ai mbetet lideri i parë në histori që iu ktheu zjarrin atentatorëve me pistoletën e tij, gjatë sulmit në Operën e Vjenës në vitin 1931.

Pas tyre vjen Adolf Hitleri, i cili u shpëtoi 42 komploteve, ku më i famshmi ishte ai i valixhes me eksploziv në korrik të vitit 1944.

Charles de Gaulle i Francës u mbijetoi 31 sulmeve, përfshirë breshërinë prej 187 plumbash mbi makinën e tij presidenciale.

Lista vijon me Yaser Arafatin, i cili iu shpëtoi 13 tentativave dhe diktatorin libian Muammar Gadaffi me 5 raste.

Në historinë amerikane, Abraham Lincoln u përball me 5 tentativa përpara vrasjes së tij, ndërsa Stalini dhe Benito Musollini mbyllin listën me nga 4 atentate secili.

Ngjarja e fundit në Uashington ndaj Trump konfirmon se dhuna politike mbetet një kërcënim i vazhdueshëm, por historia tregon se liderët e tjerë kanë pasur një rrugëtim shumë më të përgjakshëm drejt mbijetesës.

Fidel Castro 638 atentate

Ahmet Zogu 55

Adolf Hitler 42

Charles de Gaulle 31

Yasser Arafat 13

Muammar Gaddafi 5

Abraham Lincoln 5

Josef Stalin 4

Benito Mussolini 4

Donald Trump 3 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›