E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati, Brace: Presion politik mbi drejtesine

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani premtoi zbardhjen e plote te ngjarjes se nje nate me pare, ku mbeti i plagosur anetari i Gjykates se Larte, Ardian Nuni.

“Kemi ngritur nje grup hetimor, i cili po punon intensivisht me Prokurorine e Krimeve te Renda. Jane ndermarre te gjitha hapat e nevojshme per zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autoreve”, u shpreh Nishani.

Kreu i rendit deklaroi ne sallen e kuvendit, se autori i kesaj ngjarjeje te rende do te vihet para drejtesise.

Brace: Berisha po tremb gjykatesit

Partia Socialiste e konsideron atentatin ndaj gjyqtarit, Nuni, si rritje te presionit politik mbi drejtesine.

Nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Brace, akuzoi kryeministrin Sali Berisha se kerkon te trembe gjykates dhe prokurore, ndersa pushteti politik vetem po dobeson pushtetin e drejtesise.

“Kur Berisha flet per drejtesi eshte duke mbuluar apo hedhur hije mbi abuzimet qe ai ka bere. Berisha nuk ka hallin e gjyqtareve, po hallin e tij politik dhe biologjik”, u shpreh Brace.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','560','height','193','src','flash/zogby','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/zogby' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›