E Enjte, 5 Nëntor 2026

Atentati me 4 të vrarë në Dobraç, policia mësyn edhe në banesën e Safet Bajrit. Kontrollet me urdhër të SPAK

Masakra në Dobraç. Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontrolle ku mbetën të vrarë katër persona në Shkodër.

Mësohet se një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Safet Bajrit. ABC News mëson se deri më tani nuk raportohet të jenë gjetur sende të jashtëligjshme.

Kontrollet janë bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme që ka pranuar kërkesën e SPAK.

Nga masakra e Shkodrës humbën jetë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çiftit i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Ngjarje ende e mbetur pa autor.

Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskompetencë me dyshimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe dosjen ia transferoi Prokurorisë së Posaçme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›