E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati me dy të vdekur në Rinas i “zbuloi” shkeljen/ Merret i pandehur ish-kreu i AMP-së Artjol Saliasi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën dhe ka marrë të pandehur ish-drejtorin e komanduar të AMP-së, Artjol Saliasi.

Kjo akuzë i është komunikuar lidhur me hetimin që po kryhet veçmas nga Prokuroria e Tiranës lidhur me me mënyrën sesi u punësua në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili mbeti i vrarë në atentatin tek rrethrrotullimi i Rinasit, bashkë me Gilmando Danin.

Më herët Me një vendim të datës 16 shkurt 2026, Gjykata e Tiranës pezulloi nga detyra drejtorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Gëzim Sala. Sipas hetimeve, ai lejoi punësimin e Muçi Shaljanit në kundërshtim me çdo kriter ligjor. Përveç pezullimit, ndaj tij u vendos edhe masa e ndalimit të daljes jashtë vendit, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gëzim Sala ka treguar edhe komunikimet që ka bërë me Artjol Saliasin lidhur me punësimin e Muçi Shalianjit.

“Kur mora praktikën nga titullari i autorizuar, Artjol Saliasi, konstatova se në dokumente mungonte diploma dhe në këto kushte i thashë Artjol Saliasit që mungonte diploma si dhe e pyeta: “Çfarë do të bëhet me këtë shtetas?”.

Ai shtoi në Prokurori se gjatë bisedës për këtë çështje, Artjoli i kishte kthyer këtë përgjigje: “Do ta marrim përkohësisht për tre muaj sepse e kemi emergjente, e quajmë si periudhë trajnimi dhe më pas bëjmë shpalljen vakant dhe e fusim me konkurrim, meqë plotëson kriteret”/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›