Atentati ndaj Eltar Dedës, për motive politike

Vlorë, 19 shkurt, NOA Dega e Partisë Socialiste në Vlorë ka reaguar sot në lidhje me tentativën për atentat, ndaj kryetarit të kësaj dege, Eltar Deda. Në një komunikimin me mediat, drejtuesit e kësaj dege kanë theksuar se atentati ndaj kreut të PS-së ka pasur motive politike.
Pa akuzuar me emra konkrete, drejtuesit e PS-së së Vlorës kanë theksuar se atentati ka qenë pasojë e klimës politike që është krijuar në vend.
Gjithashtu, në reagimin e socialistëve të Vlorës theksohet se kryeministri, Sali Berisha ka ndikuar në acarimin e situatës politike.
Ky reagim i PS-së së Vlorës duket se shton dhe më tepër debatet mes Partisë Socialiste dhe asaj demokratike në momentin që ende nuk është dhënë një zgjidhej për situatën politike në vend.
m.xh/NOA