E Hënë, 2 Nëntor 2026

Atentati ndaj Gilmando Danit/ Forcat e FNSH dhe hetues zbarkojnë sërish pranë vendit të ngjarjes, sekuestrohen 100 kamera sigurie

TIRANË- Forcat e FNSH hetues kanë zbarkuar këtë të enjte sërish në vendin ku ndodhi krimi mafioz, në rreth-rrotullimin në Rinas. Në atentatin e ndodhur u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiliano Shullazit dhe u plagos Muçi Shaljani.

Pista kryesore është ajo e hakmarrjes ndaj grupeve kriminale. Gazetarja e ABC News Bleona Prengezaj tha se Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë.

Gjithashtu autoritetet po vijojnë të ushtrojnë kontrolle të mëtejshme. Ndërsa në zonën në të cilën ndodhi ngjarja janë sekuestruar rreth 100 kamera sigurie

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›