E Martë, 3 Nëntor 2026

Atentati ndaj Trump, Dudushi: Do ndikojë në fushatën elektorale. RTSH 24, e vetmja që zhvilloi maratonë live

Atentati ndaj Donald Trump, një ngjarje e rëndë për të gjithë botën demokratike, është ndjekur në mënyrë maratonë duke pasqyruar të gjitha detajet në kohë reale nga RTSH 24 me moderatorin Alban Dudushi.

Në një intervistë për RTSH 24, Dudushi foli për transmetimin maratonë deri në orët e para të mëngjesit dhe profesionalizmin e treguar nga i gjithë stafi.

Duke e cilësuar si eksperiencën e tij më të veçantë në 35 vite karrierë, Dudushi tha se kjo ngjarje do të ndikojë në fushatën elektorale por do të hap debate të reja lidhur me eficencën e forcave të sigurisë

“Ishte një përvojë unike, nga prezantimi i “Europianit 3D” dhe ngjarjet e kampionatit evropian, të kesh një të papritur të tillë ku bëhet atentat ndaj Donald Trump. U detyruam ta transformimin atë që ishte e një emision sportiv duke iu fokusuar vetëm më atentatin ndaj Trump dhe dhënë informacion në kohë orale. U transferuam në studiot e RTSH 24 dhe zhvilluam një maratonë transmetimi deri në orën 4 të mëngjesit. Fakti që mund të transformosh një situatë në një tjetër si me stafin teknik dhe gazetarët dhe drejtuesit tregon se çfarë do të thotë profesionalizëm.  

Duhet të ndiqnim hapa pas hapi atë që ndodhte dhe po gërmonin ndërkohë që ishim live se kush ishte historia e SHBA në lidhje me këto ngjarje të rënda. Kontributi i të gjithë ekipit dhe profesionalizmin e tyre. Ishim i vetmi televizion shqiptar që ishim live duke ndjekur në kohë reale të gjithë ngjarjes që po ndodhet në SHBA.Një ngjarje e tillë është një ngjarje që nuk ndodhte që nga koha e Ronald Reagan. Kjo është një tronditje e madhe dhe tani kanë nisur edhe debatet me eficencën e forcave të sigurisë. Kjo ngjarje ndikon në fushatën elektorale dhe përbaltjen e dy presidentëve. Ka një debat në rritje në lidhje me efikasitetin e forcave të sigurisë dhe ka disa pyetje që janë ngritur nga ngjarja e djeshme. Si ka mundësi që përsosni i armatosur ishte aq afër mitingut dhe forcat e sigurisë edhe pse u lajmëruan nuk reaguan? Në 35 vite në televizion kjo ishte eksperienca më e veçantë që kam pasur”, tha Dudushi.

Moderatori foli edhe për emocionet e emisionit sportiv “Europiani 3D”, ku sipas tij edhe ky format, larg atij të politikës, ofron spektakël dhe adrenalinë, ndërsa shton se kjo “eksperiencë bëhet edhe më e bukur kur vlerësohet dhe ndiqet nga publiku”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›