E Martë, 3 Nëntor 2026

Atentati ndaj Trump, Rusia fajëson SHBA-në: Kanë politika të nxitjes së urrejtjes

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një reagim pas atentatit ndaj Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja duhet “të bëjë vlerësim” të politikave të saj të “nxitjes së urrejtjes”.

Ajo pretendoi se fondet e SHBA-së për Ukrainën po përdoreshin për të nxitur sulme kundër presidentit rus dhe sugjeroi që SHBA të investonte më shumë në sigurinë e brendshme.

“Ndoshta do të ishte më mirë të përdoreshin këto para për të financuar policinë amerikane dhe shërbime të tjera që supozohen të sigurojnë ligjin dhe rendin në Shtetet e Bashkuara?” tha ajo.

Trump i shpëtoi atentatit me një lëndim në vesh nga plumbi që e preku, ndërsa nga sulmi humbi jetën një person i pranishëm në tubim dhe mbetën të plagosur rëndë dy të tjerë. Autori i sulmit u identifikua nga FBI si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, i cili u qëllua nga autoritete. Arsyet e sulmit nuk dihen ende, ndërsa Trump  ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./ Aljazeera

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›