Atentati ndaj Viktor Bardhit/ Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muçaj zbardh pistën e ekzekutimit

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muçaj, ka dhënë detaje për vrasjen e Viktor Markut në Ndërfushas të Mirditës.
Muçaj tha se në kuadër të hetimeve është shoqëruar një person dhe është identifikuar një pistë që po ndiqet nga grupi hetimor.
Sipas tij, për shkak të dinamikës së hetimit, emri i personit të shoqëruar dhe pista konkrete nuk mund të bëhen publike në këtë fazë.
Muçaj bëri me dije se Policia është njoftuar rreth orës 08:55 për ngjarjen e rëndë.
Nga veprimet e para hetimore është konstatuar se personi i vrarë në automjetin e tij është Viktor Marku, i lindur në vitin 1961.
Një tjetër automjet është djegur rreth 20 minuta pas vrasjes në fshatin Rrethi i Ri, pranë Rubikut.
Për këtë rast është ngritur një grup i dytë hetimor, i cili po verifikon nëse ka lidhje me ngjarjen.
Në vendngjarje po vijojnë këqyrjet dhe fiksimi i provave, ndërsa po merren në pyetje dëshmitarët. Policia pritet të japë një njoftim të dytë pasi të ketë të dhëna të reja.
Drejtori i Policisë së Lezhës bëri gjithashtu me dije se në automjetin e viktimës nuk është gjetur armë.