E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ndaj Zogut në Operën e Vjenës, flasin dëshmitarët

Mbreti Ahmet Zogu

Raportimi i ngjarjes së bujshme në shtypin vjenez në vitin 1931.

Një kapiten në pension, një taksist dhe një gazetashitës tregojnë atentatin nga Aziz Cami e Ndok Gjeloshi.

Aso kohe, Mbreti i shqiptarëve ishte beqar. Asgjë nuk e pengonte të shëtiste nëpër Europë, të takonte të dashurat e tij dhe të merrte pjesë në ngjarje mondane e në shfaqje operistike. Sapo kishte dalë nga Opera e Vjenës, ku kishte ndjekur operën Pagliacci, kur ndaj tij u qëllua disa herë. Më 20 shkurt 1931 u bë një përpjekje për të vrarë mbretin Zog (1895-1961), ndërsa ai ishte duke marrë pjesë në Opera, gjatë një qëndrimi të gjatë në Vjenë. Vrasësit në tentativë, Aziz Cami dhe Ndok Gjeloshi, u proceduan më pas në një Gjykatë vjeneze dhe u dënuan respektivisht me tre dhe shtatë vjet, një dënim relativisht i lehtë. Gazetat kanë raportuar gjerësisht mbi ngjarjen bujshme. Përkthyesi dhe albanologu i njohur Robert Elsie ka publikuar në faqen e tij online disa artikuj, të cilët janë marrë nga tabloidi vjenez Die Stunde. Këta artikuj hedhin dritë mbi ngjarjen. Çfarë ndodhi saktësisht atë mbrëmje në hyrje të Operës rrëfehet nga vetë dëshmitarët në ngjarje, të cilët pa dashje u bënë protagonistë dhe heronj të saj. Janë një kapiten në pension, një taksist dhe një gazetashitës që ndihmuan në kapjen e dy atentatorëve, të cilët rrëfejnë historinë. Ndërkaq, edhe vetë gazetarët nuk i kanë kursyer komentet e tyre për Mbretin shqiptar. Ata shfajësojnë Vjenën për ngjarjen dhe thonë se ashtu si Makbethi, çdo monark duhet të presë ti shfaqet fantazma e Bankos.                            al.mi

Ballkanasit në Operngasse

Operngasse në Vjenë

Përpjekja për të vrarë Mbreti Zog ishte vendosur rreth dy ditë më parë në një kafene vjeneze. Një herë e një kohë vrasësit ishin miqtë e Mbretit.
Kishte kaluar një kohë e gjatë që kur Vjena nuk ishte tronditur nga nja një vepër e tillë e përgjakshme, si përpjekja e djeshme për vrasjen e Ahmed Zogut, Mbretit të Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur në Operngasse, në zemër të qytetit vetëm pak para përfundimit të një shfaqjeje në opera, pra në një kohë kur shumë njerëz ishin jashtë dhe përreth, kur restorantet dhe baret rreth e rrotull ishin plot me klientë. Vrasja dhe mënyra se si ajo ishte përgatitur, ishte si ndonjë kapitull i nxjerrë nga një roman plot aksion nga ajo pjesë e Europës, ku pasionet nacionaliste shpërthejnë më lehtë se në pjesën tjetër të Europës.
Opera e Vjenës
Sulmi i fundit mbi një figurë të tillë politike, e ngjashme në zhvillimin dhe përgatitjen e tij, ishte vrasja e Carniciu në një holl në Burg Teatër. Vrasësja femër në këtë rast ka zgjedhur një performancë teatrore në mbrëmje që po ndiqej nga viktima, të cilin ajo e vrau pikërisht në teatër me tri të shtëna nga revolveri saj.
Nuk është çudi që ky atentat në Opera, në qendër të qytetit, u dha shkas shumë spekulimeve. Disa thanë se Mbreti shqiptar kishte vdekur, të tjerë thanë se ishte hedhur një bombë dhe shumë njerëz ishin plagosur.
Sulmi ka ndodhur në dalje të Teatrit të Operës në Operngasse pranë dyqanit muzikor Gutmann. Ky i fundit është i vendosur në një pasazh që të çon në hollin e Operës. Kjo dalje është përdorur nga prerësit e biletave dhe anëtarët të orkestrës.
Si u arrestuan vrasësit në tentativë

Policia vjeneze në vendin ku ndodhi atentati ndaj mbretit Zog, më 20 shkurt 1931 (foto Die Stunde)

Kapiteni në pension i Forcave Ajrore, Franz Weintritt, shoferi i taksisë Vorsits dhe shitësi ambulant, Adolf Pressl, tregojnë se si ata kapën kriminelët. Ndjekja e vrasësve të Mbretit Zog u zhvillua si një skenë nga filmat me polici e hajduti. Një shkëmbim zjarri pasoi mes vrasësve, njerëzit që shoqëronin Mbretin dhe ata ndihmuan policinë. Ndërhyrja e shpejtë e njerëzve për të ndihmuar policinë, në veçanti dy shoferët e taksive që qëlluan të ishin të pranishëm në atë moment dhe një gazetashitës, solli arrestimin e vrasësve në ikje, pranë vendit të ngjarjes.
Kapiteni pensionist i Forcave Ajrore, Franc Weintritt, i cili ishte vetëm disa hapa larg nga automobili i Mbretit Zog, duke qenë dëshmitar u shpreh: Unë çova makinën time në Opera natën e kaluar pranë Operngasse. Isha atje një çerek ore para përfundimit të performancës në mënyrë të merrja vjehrrin tim, sekretarin e Përgjithshëm Fischer, në përfundim të operës. Ishin tri automjete në hyrje, përpara pasazhit mes dy dyerve hyrëse. Ishte një Mercedes i madh A49008 pranë rojës së hollit, në drejtim të Operngasse, një taksi 80-Groschen A8189 pranë tij, dhe më larg në të majtë ishte një taksi e dytë A2275. U përpoqa të parkoja makinën time midis dy taksive, por u urdhërova nga policia për tu larguar. Unë protestova pasi dy shoferët e taksive të tjera ishin lejuar të parkonin atje, por ai nuk do të ndryshonte mendje. Kur e pyeta pse të tjerët po trajtoheshin në mënyrë të veçantë, polici u përgjigj se nuk mund të më jepte ndonjë informacion të mëtejshëm.
Ngava më tej dhe e parkova makinën time në Revolutionsplatz, por shpejt u ktheva më këmbë në Opera, ku drejtuesit e tri automjete të tjera ishin ende në pritje. Kur përfundoi performanca, roja doli dhe u thirri policëve: Mbaroi, po vijnë.
Një zotëri i veshur me elegancë shpejt u shfaq në hyrje të sallës dhe thirri shoferin e tij. Dy zotërinj të tjerë e ndiqnin, njëri prej të cilëve, siç kam mësuar më vonë, ishte Mbreti Zog dhe tjetri administratori i tij, Libohova [Eqrem bej Libohova] me adjutantin major Topolay [Llesh Topallaj]. Para se Libohova të merrte makinën, dy burra nxituan përpara prej hyrjes drejt Mercedesit dhe me shpejtësi qëlluan nëntë të shtëna mbi Mbretin dhe shoqëruesit e tij. Unë vrapova dhe ndoqa vrasësit që po largoheshin në drejtim të Revolutionsplatz. Kur vura re se ai kishte një revole në dorën e djathtë, unë nxora revolen time dhe qëllova mbi vrasësit në ikje dy herë.
Për një moment, vrasësi ndaloi në gjurmët e tij dhe kështu u kap nga shoferi i taksisë, Matthias Vorsits dhe një roje. Kur e pyetën pse ishte përpjekur të vriste Mbretin, ai u përgjigj në gjuhën gjermane me një theks të huaj: Zogu është një tradhtar. Ai e shiti vendin tim!
Autori i krimit nuk bëri asnjë rezistencë, i dorëzoi revolen e tij policëve dhe u dërgua, pa ushtruar forcë, në stacionin e Policisë. Atje, natën, kam hasur atë, Azis Kami [Aziz Cami]. Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi se ai kishte kryer aktin për arsye politike.
Shoferi i taksisë, Matthias Vorsits, deklaroi si vijon: Isha në taksinë time, Nr 83, natën e kaluar në qëndrimin e taksive në Maysedergasse. Kam dëgjuar të shtëna që vinin nga drejtimi i Operës dhe vrapova poshtë Operngasse. Pranë derës së dytë hyrëse pashë një njeri që vraponte, me një revolver në dorë. Unë vrapo

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›