E Hënë, 2 Nëntor 2026

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, 56-vjeçari pa precedent penalë

Bujar Nasufi, 56-vjeç, pronar i një mobileri ka humbur jetën mbrëmjen e sotme (12 janar) pasi është qëlluar me armë zjarri në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Nasufi së bashku me vëllanë e tij, ishin bashkëpronar të mobilerisë, e cila ndodhej shumë pranë vendngjarjes, afër rrugës “Irfan Tomini”.

Vizion Plus mëson se biznesmeni rezulton pa precedent penalë.

Sa i përket autrit/ëve, ata ishin të mbuluar me kapuç dhe janë larguar me motor drejt zonës së Selitës.

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve  hetimore paraprake”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›