E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Atentati ndaj gjeneralit të lartë rus, Moska kërcënon me hakmarrje: Nuk ka mëshirë për autorët!

Rusia reagoi me zemërim për vdekjen e Igor Kirillov në Moskë, në sulmin me bombë të marrë përsipër nga Ukraina.

Konstantin Kosacehv, kreu i komisionit për marrëdhëniet me jashtë, deklaroi se ishte shokuar nga ajo që e quajti humbje të pakthyeshme.“Vrasësit do të ndëshkohen, pa asnjë dyshim dhe mëshirë”, shkroi ai në Telegram.

Andrey Kartapolov, pjesëtar i dhomës së ulët të parlamentit, tha se personat e përfshirë në vrasjen e Kirillovit do të gjenden dhe do të ndëshkohen.

Maria Zakharova, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, theksoi se Kirillov kishte ekspozuar sistematikisht krimet e Perëndimit për shumë vite, duke përmendur një sërë teorish konspirative, përfshirë aktivitetet vdekjeprurëse në biolaboratorët amerikanë në Ukrainë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›