Atentati në Shijak për hakmarrje, Kërtalli-Beqiri vrasje në Zvicër e Torino
DURRËS - Policia e Durrësit po heton në dy pista për zbardhjen e atentatit të ndodhur në orët e vona të së hënës në qendër të qytetit të Shijakut, ku mbeti i vrarë Elvin Kërtalli dhe u plagos Dorjan Beqiri (Zotaj).
Tri ditë pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor ka siguruar të dhëna të reja në lidhje me aktivitetin e viktimës dhe të shokut të tij, kjo falë informacioneve të dërguara nga autoritetet italiane. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 37-vjeçari Kërtalli, baba i 3 fëmijëve dhe 31-vjeçari Beqiri dyshohet të jenë ekzekutuar me breshëri plumbash për hakmarrje ose për prishje pazaresh (larje hesapesh) për trafiqe droge dhe prostitucioni. Bazuar në të dhënat e dërguara nga vendi fqinj, rezulton se 37-vjeçari Kërtalli, pronar i një pike eurollote në Shijak dhe Dorjan Beqiri janë akuzuar më parë për dy vrasje të kryera në Zvicër dhe Itali. Mësohet se në vitin 1999, dy personat në fjalë kanë qëndruar në Zvicër. Kërtalli, Beqiri dhe një person i tretë (shok i tyre) janë përfshirë në vrasjen e 21- vjeçarit nga Kosova, Krenar Murtisi.
Tre të akuzuarit u shpallën në kërkim nga autoritetet zviceriane. Po sipas autoriteteve italiane, Beqiri, Kërtalli dhe vëllai i këtij të fundit janë akuzuar dhe për një vrasje tjetër (të një shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije) të bërë në Torino. Por, akuzat ndaj emigrantëve shqiptarë për të dy rastet e vrasjeve kanë rënë poshtë për mungesë provash. Ndërkohë, pohohet se më 20 dhjetor të vitit 2000, gjatë një operacioni për goditjen e një grupi shfrytëzuesish prostitucioni) u arrestua në Torino, Dorjan Beqiri. Pas kryerjes së dënimit, Beqiri (më pas e ndryshoi mbiemrin në Zotaj) ka lëvizur në shumë vende të Europës Perëndimore (dyshohet që të ketë përdorur dokumente false). Nisur nga këto të dhëna, dyshohet se Elvin Kërtalli e Dorjan Beqiri mund të jenë vrarë për hakmarrje nga familjarët e viktimave në Zvicër dhe Torino, ose për larje hesapesh për trafiqe të ndryshme. Gjithashtu, policia e Durrësit pohon se atentatorët nuk janë nga qyteti i Shijakut, por nga Tirana dhe se dyshohet që janë paguar për të kryer vrasjen.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)