Atentati në Vlorë/ I maskuar dhe me kapele, ky është personi që dyshohet për vrasjen e 58-vjeçarit

VLORË- Kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi ngjarja ditën e diel në Vlorë kanë iksuar një person me kapele, shall dhe maskë, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes ku mbeti i vrarë Renato Hoxhaj.

Ndërkohë policia ka ndaluar tashmë një person të dyshuar të përfshire në ngjarje, ndërsa hetimet vijojnë.

58-vjeçari u ekzekutua pak metra larg banesës së tij në qytetin e Vlorës. Ai u qëllua për vdekje me tre plumba./abcnews.al