E Enjte, 5 Nëntor 2026

Atentati në Vlorë me dy të plagosur/ Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

VLORË- Tronditet Vlora. Dy persona janë qëlluar me armë zjarri duke mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” në Vlorë.

Ata janë transportuar drejt spitalit të qytetit, ndërsa në një fshat është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe arrestimin e autorëve./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›