Athina minoritareve Afrim me shqiptaret
Prerja e pites nje tradite e grekeve te Greqise ka pasur ceremonine e saj dje edhe ne Sarande ku ishin te pranishem kreret e minoritetit grek dhe nje perfaqesues diplomatik i Athines. Nje ceremoni modeste qe reflektonte krizen e rende ekonomike te fqinjeve jugore por edhe nje zbutje te pazakonte ne pretendime e kerkesa.
Apeli per shtrengim te radheve e per shtrengim te rripit qe karakterizoi shumicen e fjalimeve ne ceremoni i eshte shtuar porosia per tu afruar edhe me shqiptaret me shume. Uroj te jete vit me i mire edhe per marredheniet shqiptaro-greke u shpreh konsulli i pergjithshem grek ne Gjirokaster Nikolaos Kotrakoi. Porosia e tij ishte te kujdesemi me shume per keto marredhenie pasi jemi dy popuj fqinje e dy popuj miq. Ne qender te ketij argumenti eshte vene ideja se edhe bashkejetesa me e mire i sherben kapercimit te situatave te veshtira e kritike qe do te ofroje viti 2012. Ne ceremoni merrnin pjese edhe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule dhe ai i Omonias Vasil Bollano. Te tre figurat qendrore te ceremonise Dule Kotrakoi e Bollano kane qene te kursyer ne fjale e ne entuziazem dhe te prirur per te folur me me shume realizem me bashkebiseduesit. Kerkesat e bera nga ndonje kryetar komune per fonde shtese investimesh nga Greqia kane marre pergjigje te prere nga konsulli Kotrakoi reagimi i te cilit ka qene asnje euro nuk vjen nga Greqia qe ka hallet e saj. Uroj te jete ky nje vit kthese sidomos per atdheun tone te perbashket e pastaj per te gjithe bashkepatriotet tane ketu njeri prej te cileve jam edhe une tani u shpreh konsulli Kotrakoi.
Ai ka shprehur optimizem duke thene se nuk do te lihen te humbasin historia e Greqise dhe gjithe perpjekjet e bera ne breza nga helenet. Per tia arritur kesaj ai ka apeluar per bashkim dhe unitet rreth Omonias qe sipas tij e ka kerkesen per bashkim ne vete emrin e gjetur.
Vangjel Dule tha se jane ne ndjekje te perditshme te veshtiresive qe kalon Greqia populli grek dhe kombi grek. Sipas tij te gjithe bejne pyetjen ne do te mundet ky komb te perballoje te keqen dhe ta ngreje peshen qe ka shkarkuar kriza ne shpinen saj.