E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina nis sot "sulmin" kundër Shkupit në GJND

Greqia do të paraqesë sot argumentat e saj para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë kundër akuzave të Maqedonisë. Greqia do të japë qëndrimet e saj sot dhe nesër, ndërsa Maqedonia ka bërë të njëjtën gjë në fillim të javës, të hënën dhe të martën.

Maqedonia e ka çuar Greqinë para GJND-së duke e akuzuar se ka shkelur Marrëveshjen e Përkohshme kur ka bllokuar hyrjen e fqinjit verior në NATO në prill të vitit 2008.

Greqia i hedh poshtë akuzat duke theksuar se mospranimi i Maqedonisë në Aleancë ka qenë vendim i të gjitha vendeve anëtare.

Seancat dëgjimore do të përfundojnë më 31 mars. Vendimi pritet pas gjashtë muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›