E Enjte, 5 Nëntor 2026

Athinë/ Del fotoja e viktimës, shqiptarja u vra nga bashkëshorti me mjete të forta

Gruaja në foto është shqiptarja Alba Cenko e cila u vra nga bashkëshorti në Athinë. Ngjarje kjo e cila ndodhi në Ampelokipi.

Autori pasi e kishte vrarë bashkëshorten e kishte fshehur atë në papafingo. Ndërkohë autori i këtij krimi është Kastriot Cenko, 39-vjec, nga Fieri.

Ishte vetë shqiptari ai që lajmëroi policinë për krimin që kishte kryer. Ai “u kërkoi efektivëve të shkonin në banesën e tij, pasi kishte vrarë me çekiç bashkëshorten dhe prej një jave e mbante trupin e saj në papafingo”.

Shqiptari tha para policëve se vrasjen e kreu nga xhelozia, teksa fëmijët e çiftit ishin në shkollë

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një shqiptar vret gruan në Greqi.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›