E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, Papandreou: Borxhet e rrezikojnë Greqinë

ATHINE- Kryeministri i Greqisë Giorgos Papandreou sheh të kërcënuar nga kriza e borxheve sovranitetin kombëtar.

“Ky është rasti i parë qysh prej vitit 1974, viti i rivendosjes së demokracisë. Vendi ose duhet të eliminojë borxhet, ose borxhet do të eliminojnë vendin”, paralajmëroi kryeministri grek.

Deklarata e kryeministrit u bë pas komenteve shqetësuese nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.

Qeveria greke njoftoi masa radikale për daljen nga kriza. Komisioni Europian dhe disa vende të BE-së folën për një situatë të rëndë në një vend që i përket zonës së euros dhe që për këtë arsye duhet të plotësojë kritere të caktuara. Deficiti publik i Greqisë pritet të rritet për afro 13% këtë vit. 

“Greqia do të bëjë çdo gjë që duhet për të reduktuar deficitin madh buxhetor- deklaroi dje ministri i Financave greke. “Greqia do të bëjë çdo gjë që duhet për të reduktuar deficitin madh buxhetor- deklaroi dje ministri i Financave greke.
“Ne nuk jemi një Islanda e re, ashtu si ne nuk jemi Dubai të reja. Ne jemi një shtet sovran i cili e ka shumë të qartë situatën shumë të vështirë të cilën trashëgoi, dhe po marrim të gjitha masat e nevojshme.”- tha më tej  ministri grek i financave George Papakonstantinu.

Europianët kërkojne marrjen e masave urgjente për të shpëtuar vendin. Nëse nuk merren masat e nevojshme pritet që borxhi i vendit të arrijë mbi 120% të prodhimit të brendshëm në 2010, niveli më i lartë në gjithë eurozonën.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›