E Diel, 1 Nëntor 2026

Athine, grabitet ne maternitet foshnja shqiptare

Nje foshnje e lindur nga nje nene shqiptare eshte grabitur mengjesin e sotem ne nje maternitet te Athines. (UPDATE)

Nena sapo ka vene re mungesen e femijes se saj te cilin e kishte sjelle ne jete vetem pak ore me pare ka vene alarmin.

Policia arrestoi pak ore me vone nje infermiere te spitalit e cila kishte marre femijen dhe kishte lajmeruar nje tjeter maternitet duke thene se kishte kryer nje lindje ne shtepi.

Femija e ciftit Agron dhe Brunilda Shquti erdhi ne jete nje dite me pare ne maternitetin “Elena”.

Nena e foshnjes se grabitur ka dhene alarmin kur pak ore pas lindjes nuk ka mundur te gjeje ne krevatin e tij beben e saj. Menjehere ne vendngjarje mberriti policia dhe shume perfaqesues te mediave, nderkohe qe prej inspektoreve mesohet se do te verifikohen te gjitha pistat e mundshme duke nisur qe nga kontrollet e ambienteve te brendshme te spitalit e kontrolli i makinave dhe personave qe kane hyre e kane dale nga spitali gjate kesaj kohe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›