E Diel, 1 Nëntor 2026

Atletico Madrid mendon për Aké, mund të bëhet në janar

Sipas raportimeve në disa media spanjolle, Atlético Madrid i ka vënë syrin Nathan Aké-s. Mbrojtësi i Manchester City-t nuk është më midis opsioneve kryesore të Guardiolës dhe, me afrimin e Kupës së Botës, duhet të rifitojë kohën e lojës.

Diskutimet midis palëve thuhet se kanë filluar tashmë dhe ka gjithashtu dëshirë të mirë mes palëve për arritjen e marrëveshjes. Kontrata e holandezit skadon në vitin 2027 dhe Aké ka bërë 157 paraqitje për City-n, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 3 asiste.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›