E Enjte, 5 Nëntor 2026

Atletico përmbys, Reali e ndjek, Barça del nga loja

Edhe një javë duhet pritur për të zgjidhur enigmën e titullit kampion në La Liga, me Atletico-n të favorizuar, me Realin që e ndjek me një largësi prej dy pikësh, ndërsa Barcelona ndalet këtu pas humbjes në “Kamp Nou” përballë Celta Vigo.

Në “Ëanda Metropolitano”, vuajtje totale për Atletico që, 90 minuta nga fundi i La Ligas, është ende zot i fatit të tij për sa i përket kampionatit: 2-1 me përmbysje në shtëpi kundër Osasuna në finale, falë Renan Lodi (82 ‘) dhe Suarez ( 88 ‘). Colchoneros mbajnë distancën +2 me të dytën,  Real Madrid, i cili gjeti golin e ndeshjes në minutën e 68 me Nacho në fushën e Bilbao.

Barcelona ndalet këtu, përsa i përket garës për titull. Humbja e pësuar në shtëpi, 1-2 përballë Celta Vigo nuk i jep mundësi për të pretenduar dhe në javën e fundit. Në “Kamp Nou”, golit të Messi 28’ i është përgjigjur Mina në minutën e 38-të, ndërsa në minutën e 89-të ka shënuar dhe golin e fitores. Lenglet, në minutën e 83-të ka lënë katalanasit në inferioritet numeric pasi ka marrë kartonin e dytë të verdhë.

Tashmë titulli do të vendoset në javën e fundit, ku sigurisht më e avantazhuar është Atletico, që do të ketë provën titull në fushëne Valladolid. Ndërkohë, Real Madrid do të presë në shtëpi Villarreal, me detyrë: marrjen e tri pikëve dhe me shpresën për një gabim të mundshëm të Atletico.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›