Atletikë/ Klodiana Shala, medalje bronzi në Belgjikë
Rekordmenia shqiptare në garat e shpejtësisë, Klodiana Shala fitoi medaljen e argjendtë në garën e 200 metarve në Cmimin e Madh të Belgjikës. Ky miting u organizua nga Federata Amatore e Atletikës. Koha e Shalës në garën e 200 metrave në "Atletitisia Namur Open 2006" ishte 23.77 sekonda, duke qenë vetëm 8 të qindat larg rekordit kombëtar, që mbahet po nga ajo me shifrat 23"69 sekonda të vendosur në Lojërat Mesdhetare të Almerias 2005. Koha më e mirë në Cmimin e Madh të Belgjikës ishte 23"35 sekonda të arritur nga Myriam Mani e Kamerunit. Në vend të dytë Ana Boyle e Irlandës me 23"75. Në gara morrën pjesë atletë nga Franca, Kameruni, Liberia, Belgjika, Irlanda.