E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletiko e Madridit interesohet për futbollistin Bentley

Madrid - Atletiko e Madridit është e interesuar për të marrë shërbimet e mesfushorit David Bantley, i cili aktivizohet në radhët e Totenhemit në Premier Ligë. Lajmin e bën të ditur tabloidi britanik “The Daily Mirror”.

David Bentley mbërriti tek Totenhemi nga Blekburni, por, për hir të së vërtetës tek ekipi aktual nuk e ka gjetur akoma veten e tij. Shpesh herë mesfushori Bentley i ka filluar ndeshjet nga stoli i rezervave. Tabloidi nuk jep detaje rreth shumës së ofruar nga spanjollët e Atletikos, por oferta zyrtare pritet të paraqitet së shpejti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›