E Diel, 1 Nëntor 2026

Aty ku City çalon, Mancini i ushtron

Roberto Mancini është parë në stërvitje duke punuar intensivisht me lojtarët e Manchester Cityt duke ushtruar bllokimin e gjuajtjeve të lira nga kundërshtarët.

Goli i Van Persiet në derbin e Manchesterit i rri në mbamendje Mancinit, kështu që trajneri italian dëshiron që të mos përsëriten gola të tillë.

Mancini ka stërvitur lojtarët e gjatë që të qëndrojnë në murin mbrojtës duke stërvitur Dzekon, Garcian, Barry dhe Milner në këtë pozitë. City takohet nesër me Arsenalin në "Emirates Stadium"./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›