Aurel Plasari: Këshilltarët e Ramës (Maliqi dhe Kokëdhima), maskarenj dhe provokatorë
Studiuesi Aurel Plasari, në një shkrim të botuar tek Panorama, ka sulmuar ashpër Shkëlzen Maliqin, këshilltarin e Ramës për rajonin dhe Koço Kokëdhimën, deputet i PS-së. Shkak për këtë sulm është bërë një shkrim i Plasarit për islamin vite më parë, që sipas tij, është risjellë i shtrembëruar nga Maliqi nëpërmjet gazetës së Kokëdhimës. Për këtë arsye, ai i cilëson ata si provokatorë dhe maskarenj, që nxisin urrejtje.
Provokatorët e radhës të Edi Ramës nuk i puq mjekra e modës, të cilën e mbajnë që të dy me karar, à la Europe, por bashkëpunimi në maskarallimin publik të ideve të të tjerëve, në kuptimin të atyre që nuk janë të tyret. Njëri njoftohet për filozof me diplomën e Fakultetit Filozofik të Beogradit, e njohin më mirë në Kosovë, por edhe si fallxhor elektoral. Tjetri për biznesmen i shumëmbarëvajtur, ndërtues, çndërtues, mësimdhënës audiovizual, botues dhe përdorues si armë i një gazete dje në opozitë dhe qysh tani afërmendsh në shërbim të pushtetit të pritshëm. I pari safërmi do të jetë këshilltari për rajonin i Kryeministrit në pritje, të dytin safërmi do ta ketë deputet Grupi parlamentar i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, shkruan Plasari.
Duke vijuar, ai i cilëson ata si moot-ra:
Edhe nëse dy provokatorët, në krah të Edi Ramës, kanë marrë përsipër që me insinuata dhe maskarallime të nxisin në këtë shoqëri urrejtje dhe përçarje, ky qoftë i tyri si mision dhe shërbeftë si paralajmërim për shoqërinë shqiptare. Dhe as fjali kinse-respekti të mos shpenzojnë për mua duke ledhatuar mjekrat à la Europe, se tash disa dhjetëvjeçarë që shkruaj nuk shkruaj për të më lexuar gjind që sdinë të lexojnë.
Nga individë të tillë që po e shpallin publikisht maskarallëkun e tyre ende pa u ngjitur siç duhet në pushtet, përfytyroni se çmund të pritet kur të jenë ngjitur atje tek presin të ngjiten! Nuk e parashikojnë të gjorët që, edhe atje lart, do të mbeten vetëm moot-ra./b.l